Së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja strategjike ndërmjet Iranit dhe Rusisë
(last modified Thu, 15 Aug 2024 08:29:56 GMT )
Gusht 15, 2024 10:29 Europe/Tirane
  • Së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja strategjike ndërmjet Iranit dhe Rusisë

Ambasadori i Iranit në Rusi njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve në një të ardhme të afërt.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Kazem Xhelali, ambasadori i Iranit në Rusi, ka bërë të ditur se drafti i marrëveshjes gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik ndërmjet Iranit dhe Rusisë është në duart e presidentëve të dy vendeve dhe do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt.

Ky diplomat iranian, për agjencinë ruse të lajmeve Tass, u shpreh: “Departamentet juridike të ministrive të jashtme të dy vendeve janë duke punuar mbi këtë projekt dhe draft-marrëveshja u është dorëzuar për shqyrtim institucioneve presidenciale. Ky dokument, pasi të përgatitet, do të nënshkruhet nga krerët e dy vendeve. Mendoj se do ta nënshkruajmë atë në të ardhmen e afërt”.

Xhelali theksoi gjithashtu se Irani është gjithmonë i gatshëm t'i rezistojë çdo agresioni dhe se regjimi sionist do t'i shohë rezultatet e veprimeve të tij.

Gjithashtu, në përgjigje të një pyetjeje rreth mundësisë që Irani të heqë dorë nga reagimi ndaj regjimit sionist në prag të negociatave për armëpushim në Gaza, ai vuri në dukje fjalët e Ajetullahut Khamenei për hakmarrjen ndaj vrasjes së dëshmorit Ismail Haniyeh dhe tha se fryma e palës iraniane tregon se kjo hakmarrje do të zbatohet.

Ismail Haniyeh, kreu i Zyrës Politike të lëvizjes Hamas dhe një nga truprojat e tij u martirizuan në një sulm terrorist në Teheran mëngjesin e së mërkurës, më 31 korrik.

 

Tags