Irani thërret në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Austrisë
(last modified Tue, 27 Aug 2024 18:16:35 GMT )
Gusht 27, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Irani thërret në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Austrisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Iranit thirri ambasadorin austriak në Teheran.

Pas veprimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë për thirrjen e ambasadorit të Iranit, ambasadori austriak në Teheran, Wolf Dietrich Haim u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 27 gusht 2024 nga Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës për Evropën Perëndimore i Ministrisë së Jashtme iraniane.

Ndërkohë më herët të martën, ambasadori iranian në Vjenë Abbas Bagherpour postoi një përmbajtje në mbështetje të sulmeve ajrore të Hezbollahut në Izrael fundjavën e kaluar.

Postimi përfshinte flamurin e Hezbollahut, një grup i ndaluar në Austri, së bashku me deklaratën "Hezbollahu do të fitojë".

Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme austriake thirri ambasadorin e Iranit.

“Ne dënojmë fuqimisht përdorimin e imazhit të flamurit të Hezbollahut në mesazhin e ambasadorit iranian”, tha ministria e jashtme austriake.

Në vitin 2021, Austria, në përputhje me shumë vende të BE-së, e cilësoi Hezbollahun si një "organizatë terroriste", duke mos bërë asnjë dallim midis degëve të tij ushtarake dhe politike.