Gusht 27, 2024 20:43 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit thotë se kërkon paqe me botën

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian ka theksuar edhe një herë se politika e tij e jashtme synon paqen dhe angazhimin me të gjithë botën.

Duke folur të martën në ceremoninë e prezantimit të ministrit të ri të jashtëm të Iranit në Teheran, Pezeshkian tha se “ne nuk jemi duke luftuar me askënd, por do të qëndrojmë kundër çdo shtypjeje në çdo moment dhe do të jemi armiqësor ndaj shtypësit”.

Duke iu referuar sanksioneve arbitrare perëndimore ndaj Teheranit, ai vuri në dukje se sa më shumë Irani të forcojë marrëdhëniet me vendet e tjera, aq më shumë do të bëhet i pasanksionueshëm.

Ai theksoi nevojën për t'i dhënë shtysë marrëdhënieve me vendet fqinje dhe tha se nëse Irani vendos marrëdhënie miqësore me 15 ose 16 fqinjët e tij, sanksionet amerikane nuk do të mund t'i bëjnë asgjë vendit.

Presidenti Pezeshkian gjithashtu nënvizoi domosdoshmërinë për përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve myslimane, duke thënë: “Ne myslimanët jemi vëllezër, prandaj duhet të vendoset paqja mes vëllezërve.”

“Europianët hapën kufijtë e tyre ndaj njëri-tjetrit, unifikuan monedhën e tyre, por ne myslimanët po ndërtojmë mure mes nesh”, shtoi Presidenti iranian.

 

Tags