Nënshkrimi i 4 dokumenteve të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe Turkmenistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i161854-nënshkrimi_i_4_dokumenteve_të_përbashkëta_të_bashkëpunimit_ndërmjet_iranit_dhe_turkmenistanit
Zyrtarët e Iranit dhe Turkmenistanit nënshkruan 4 dokumente të përbashkëta bashkëpunimi në fusha të ndryshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 29, 2024 07:03 Europe/Tirane
  • Nënshkrimi i 4 dokumenteve të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe Turkmenistanit

Zyrtarët e Iranit dhe Turkmenistanit nënshkruan 4 dokumente të përbashkëta bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian dhe lideri kombëtar i Turkmenistanit Gurbanguly Berdimuhamedow nënshkruan 4 dokumente të përbashkëta bashkëpunimi në fushën e gazit, doganave, bashkëpunimit politik dhe simotërimit të dy porteve Amirabad dhe Turkmenbashi.

Këto dokumente bashkëpunimi u nënshkruan nga ministrat e Punëve të Jashtme, Rrugëve dhe Zhvillimit Urban dhe zyrtarëve të naftës dhe doganave të dy vendeve.

Nga ana tjetër, Mohammad Rezvanifar, zëvendësministër i ekonomisë dhe shef i doganave të Republikës Islamike të Iranit, në një takim me homologun e tij turkmen në Moqsat Khodagulyf, shprehu kënaqësinë e tij për rritjen e vëllimit të tregtisë ndërmjet Iranit dhe Turkmenistanit nga shkëmbimi i 1.4 milionë tonë mallrave me vlerë 450 milionë dollarë vitin e kaluar mes Teheranit dhe Ashgabatit dhe kërkoi që të përcaktohet kalendari dhe të vazhdojë mbajtja e këtyre takimeve të përbashkëta. Dy shtetet ndajnë rreth 900 km kufi tokësor dhe 300 km kufi detar.