Atleti iranian shpallet nënkampion në garën Paralimpike të xhudos
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i162080-atleti_iranian_shpallet_nënkampion_në_garën_paralimpike_të_xhudos
Përfaqësuesi  xhudos në peshën 60 kg të Iranit fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Paralimpike të Parisit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 05, 2024 19:00 Europe/Tirane
  • Atleti iranian shpallet nënkampion në garën Paralimpike të xhudos

Përfaqësuesi  xhudos në peshën 60 kg të Iranit fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Paralimpike të Parisit.

Sipas IRNA, gjatë ditës së parë të garave të xhudos të Lojërave Paralimpike të Parisit 2024, Seyed Maysham Bani Taba, përfaqësuesi i Iranit në peshën 60 kg dhe mbajtësi i medaljeve të arta të botës dhe i medaljeve të arta dhe të bronzta të Lojërat  Paralimpike Aziatike, fitoi medaljen e argjendtë të Paralimpikës në Paris.

Bani Taba luftoi në finale kundër Abdelkader Bouamer nga Algjeria dhe në fund humbi me një pikë dhe fitoi medaljen e dytë paralimpike në peshën e tij.

Moussa Gholami është një tjetër përfaqësues iranian i paraxhudos në Lojërat Paralimpike të Parisit, i cili do të nisë garën e tij në peshën 90 kg të shtunën.

Nga data 27 gusht deri më 8 shtator po mbahet edicioni i 17-të i Lojërave Paralimpike Paris 2024, me pjesëmarrjen e 4400 sportistëve nga 188 shtete në 22 disiplina, si dhe në këtë eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar nga Irani morën pjesë 65 sportistë në 10 disiplina të ndryshme.