Regjimi izraelit do të mbahet në gjendje ankthi dhe frike
Pars Today- Duke iu referuar sulmit masiv të Hezbollahut të Libanit ndaj regjimit sionist në operacionin Arbain, kreu i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Iranit tha: Është e qartë, regjimi sionist ka marrë goditje vdekjeprurëse dhe për këtë ky regjim po mundohet të fshehë rezultatet e operacionit të Arbainit.
Gjeneral Ahmadi Moghadam në një intervistë foli për reagimin e Republikës Islamike të Iranit ndaj martirizimit të Ismail Haniyeh dhe tha: Republika Islamike e Iranit do të reagojë me zgjuarsi. Sipas Pars Today, kreu i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare deklaroi se reagimi i Republikës Islamike të Iranit do të shoqërohet me ndryshime në fushë, mjedis dhe ekuacione komplekse dhe shtoi: Krahas hakmarrjes dhe raprezaljes, duhet të kemi kujdes që të mos luajmë në fushën e përcaktuar nga armiku. Gjeneral Ahmadi Moghadam, duke iu referuar sulmit masiv të Hezbollahut libanez ndaj regjimit sionist gjatë operacionit të Arbainit vazhdo: Siç dihet, regjimit sionist i janë shkaktuar goditje fatale dhe për këtë ky regjim po mundohet të fshehë rezultatet e operacionit të Arbainit. Kreu i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare deklaroi se mbajtja e regjimit sionist në gjendje ankthi nuk është më pak sesa një sulm ushtarak. Në terren dhe në lëvizjet taktike shumica e pasojave strategjike janë të rëndësishme, të cilat janë negative për regjimin sionist dhe nuk mund të krahasohen me efektet taktike të objektivit ushtarak. Sipas raportit të Pars Today, më 25 gusht, në përgjigje të vrasjes së komandantit Fuad Shukar, Hezbollahu gjuajti 340 raketa Katjusha dhe kreu sulme me dron dhe arriti të shkatërrojë 11 baza dhe pozicione ushtarake sioniste, si dhe dy objektiva kryesorë në veri të Tel Avivit. Duhet theksuar se Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, i cili erdhi në Teheran më 10 gusht për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian, ra dëshmor. Pas këtij krimi, Ajetullah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në një mesazh theksoi: Me këtë akt, regjimi kriminal dhe terrorist sionist i dha vetes një dënim të ashpër.