Shtator 11, 2024 09:19 Europe/Tirane
  • Vizita e Presidentit të Iranit në Irak

Presidenti i Iranit Massoud Pezeshkian mëngjesin e kësaj të mërkure u nis për në Irak për një vizitë zyrtare tre-ditore në krye të një delegacioni të rangut të lartë me zyrtarë politikë dhe ekonomikë.

Sipas IRNA, presidenti i Iranit para se të nisej për në Bagdad tha: Ne mund të kemi shumë bashkëpunim me Irakun dhe shumë marrëveshje janë përgatitur që ne t’i nënshkruajmë. Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i Pezeshkian si President i Iranit. Në këtë udhëtim, i cili zhvillohet me ftesë zyrtare të kryeministrit të Irakut, Mohammad Shia Al-Sudani, përveç takimeve zyrtare me kryeministrin, presidentin, kryetarët e parlamentit dhe gjyqësorin dhe nënshkrimin e dokumenteve të përbashkëta të bashkëpunimit, Presidenti do të ketë edhe takime me biznesmenë dhe iranianë që jetojnë në Irak. Pezeshkian pas vizitave zyrtare në Bagdad gjithashtu do të shkojnë në qytetet Naxhaf dhe Qerbela për të vizituar faltoret e Amirul Momineen dhe Imam Huseinit, (paqja qoftë mbi ta). Presidenti do të vizitojë gjithashtu disa projekte të kompanive iraniane në Basra dhe do të shkojë në Erbil dhe Sulaymaniyah në veri të Irakut me ftesë zyrtare të autoriteteve të Rajonit të Kurdistanit. 

Tags