Shtator 11, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Nënshkruhen 14 dokumente bashkëpunimi ndërmjet Iranit dhe Irakut

Të mërkurën Irani dhe Iraku nënshkruan gjithsej 14 dokumente bashkëpunimi në fusha të ndryshme ekonomike, tregtare, kulturore dhe sociale.

Dokumentet e bashkëpunimit u nënshkruan sot në kryeqytetin irakian në prani të Presidentit iranian Masoud Pezeshkian dhe Kryeministrit irakian Mohammed Shia al-Sudani.

Zyra e kryeministrit irakian, duke publikuar një deklaratë, bëri të ditur se këto dokumente janë në fushën e trajnimit të forcave të specializuara, sportit dhe rinisë, shkëmbimeve kulturore dhe artistike, monumenteve historike, arsimit, medias, komunikimit, turizmit fetar, bujqësisë dhe burimeve natyrore, mbështetja sociale, trajnimi i forcave tekniko-inxhinierike, ngritja e nivelit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe në fund bashkëpunimi mes dhomave të tregtisë të të dy vendeve.

Pas takimeve me zyrtarët e lartë irakianë, Presidenti iranian do të vizitojë disa nga projektet e realizuara nga Irani në Basra, në Irakun jugor dhe pastaj do të niset për në rajonin e Kurdistanit të Irakut në veri të shtetit fqinj.

 

Tags