Shtator 12, 2024 09:08 Europe/Tirane
  • Presidenti Iranit thekson forcimin e lidhjeve me Irakun

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi forcimin e lidhjeve me Irakun.

Sipas IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Massoud Pezeshkian, të mërkurën në një intervistë ekskluzive për kanalin irakian "Al-Akhbariya" tha se Teherani thekson dhe këmbëngul në forcimin e lidhjeve me Irakun dhe beson se kjo do të zgjerojë marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme. Duke iu referuar mbajtjes së ritualit fetar dhe politik të Arbainit të imam Hosseinit, Pezeshkian sigurinë e haxhinjve të Arbain Hosseinit (a.s.) e konsideroi si përgjegjësi e përbashkët e Irakut dhe Iranit dhe theksoi unitetin dhe solidaritetin e të dy vendeve në fushën e sigurisë për të hequr pengesat në organizimin e kësaj ceremonie në formë sa më madhështore. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me krizën e Gazës theksoi nevojën për të ndaluar krimet e regjimit gjenocidal izraelit kundër palestinezëve dhe vrasjen e vazhdueshme të popullit të pafajshëm palestinez. Të mërkurën, Pezeshkian udhëtoi për në Irak në krye të një delegacioni të rangut të lartë të zyrtarëve politikë dhe ekonomikë dhe pas mbërritjes në aeroportin e Bagdadit u prit zyrtarisht nga kryeministri irakian. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu në takime të veçanta pati bisedime me Presidentin dhe Kryeministrin e Irakut. Në prani të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministrit të Irakut, Muhamed Shia al-Sudani, nga zyrtarët e dy vendeve u nënshkruan 14 dokumente bashkëpunimi në fusha të ndryshme ekonomike, tregtare, kulturore dhe sociale. Pas takimeve zyrtare në Bagdad, presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të shkojë në qytetet Naxhaf dhe Qerbela për të vizituar faltoret e Amirul Momeninit dhe Imam Huseinit (AS).

Tags