Kanani dënoi ashpër deklaratën jokonvencionale të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë kundër Iranit
(last modified Thu, 12 Sep 2024 18:40:06 GMT )
Shtator 12, 2024 20:40 Europe/Tirane
  • Kanani dënoi ashpër deklaratën jokonvencionale të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë kundër Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi ashpër deklaratën e pazakontë të ministrave të jashtëm të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë në lidhje me anulimin e marrëveshjeve dypalëshe për ofrimin e shërbimeve ajrore për Republikën Islamike të Iranit dhe embargon ndaj kompanisë IranAir me pretekstin gjoja të përfshirjes së supozuar në konfliktin e Ukrainës.

Sipas IRNA, Nasser Kanani të martën tha: Ky veprim i tre vendeve evropiane është vazhdimësi e politikës armiqësore të Perëndimit dhe akteve të terrorizmit ekonomik kundër popullit iranian, i cili do të përballet me veprimin përkatës dhe proporcional të Republikës Islamike të Iranit. Zëdhënësi i aparatit diplomatik, duke ritheksuar qëndrimin e qartë dhe të shpallur të Iranit në lidhje me konfliktin në Ukrainë, shtoi: Siç është theksuar edhe më parë, çdo pretendim për shitjen e raketave balistike Federatës Ruse nga Republika Islamike e Iranit është krejtësisht i pabazë dhe i rremë. Kanani ka thënë: Shtetet e Bashkuara dhe tre vendet evropiane janë burimi kryesor i armëve për regjimin sionist dhe partnerë në masakrën masive kundër popullit palestinez dhe gjenocidin në Gaza dhe ata duhet të përgjigjen për politikat e tyre të gabuara.

Tags