Shtator 13, 2024 21:15 Europe/Tirane
  • Përfundon vizita e Pezeshkian në Irak/Presidenti kthehet në Teheran

Në përfundim të vizitës së tij zyrtare treditore në Irak, pas takimit me zyrtarë të lartë të vendit, Presidenti i Iranit u largua nga Basra dhe u nis për në Teheran.

I shoqëruar nga zyrtarët irakianë, guvernatori Asad Al-Eidani dhe anëtarët e Konsullatës iraniane në Basra, Masoud Pezeshkian u largua nga aeroporti i këtij qyteti për në Teheran. “Massoud Pezeshkian” është presidenti i parë i Iranit që ka vizituar Basrën. Gjatë këtij udhëtimi, Pezeshkian u takua dhe bisedoi me grupe të ndryshme, duke përfshirë krerët e fiseve dhe fisnikëve, akademikë dhe elitë, organizata joqeveritare dhe intelektualë të Basrës. Të mërkurën, "Massoud Pezeshkian" mbërriti në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, në krye të një delegacioni të rangut të lartë dhe u prit zyrtarisht nga kryeministri irakian, "Mohammed Shia al-Sudani". Gjatë vizitës treditore të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Irak, ndërmjet dy vendeve u nënshkruan 14 memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim në fusha të ndryshme ekonomike, të sigurisë, bujqësore dhe kulturore. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë dy ditëve të fundit, përveç takimeve dhe konsultimeve me presidentin dhe kryeministrin e Irakut dhe autoritetet e rajonit të Kurdistanit të Irakut, ka vizituar faltoret e Imam Aliut (a.s.), imamit Huseinit (a.s.) dhe Hazretit Abolfazl al-Abas (a.s.). Vizita e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe delegacionit të tij në Irak është pasqyruar gjerësisht në mediat e Irakut dhe vendeve të tjera të rajonit dhe botës.

Tags