Presidenti Pezeshkian: Marrëdhëniet Iran-Rusi do të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i162568-presidenti_pezeshkian_marrëdhëniet_iran_rusi_do_të_zhvillohen_në_mënyrë_të_vazhdueshme
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve midis Iranit dhe Rusisë do të zvogëlojë efektin e sanksioneve dhe masave të padrejta kundër dy vendeve dhe tha se marrëdhëniet midis Teheranit dhe Moskës do të zhvillohen në mënyrë të përhershme, të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2024 17:31 Europe/Tirane
  • Presidenti Pezeshkian: Marrëdhëniet Iran-Rusi do të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve midis Iranit dhe Rusisë do të zvogëlojë efektin e sanksioneve dhe masave të padrejta kundër dy vendeve dhe tha se marrëdhëniet midis Teheranit dhe Moskës do të zhvillohen në mënyrë të përhershme, të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Presidenti Pezeshkian i bëri këto komente në një takim me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu.

Presidenti iranian deklaroi se qeveria e tij do të ndjekë me seriozitet bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe masat për përmirësimin e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai e konsideroi thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Iranit dhe Rusisë si një domosdoshmëri për të ulur efektivitetin e sanksioneve dhe masave të padrejta kundër dy vendeve.

Duke iu referuar deklaratave të Sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse në lidhje me përgatitjet për takimin e presidentëve të të dy vendeve në margjinat e samitit të BRICS në Kazan, Pezeshkian shprehu shpresën që në këtë takim do të diskutohen çështje dypalëshe, rajonale dhe bashkëpunimi ndërkombëtar midis Iranit dhe Rusisë, përfshirë në formën e BRICS, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik për të pasur marrëveshje të frytshme.

Në këtë takim, Sergei Shoigu theksoi se presidenti Putin i ka kërkuar që t'ua përcjell këtë mesazh zyrtarëve të lartë të Republikës Islamike të Iranit se qëndrimi i Rusisë për bashkëpunimin me Iranin në çështjet rajonale nuk ka ndryshuar.

"Z. Putin është duke pritur me padurim të takohet me Shkëlqesinë Tuaj në margjinat e Samitit të BRICS në Kazan të Rusisë," shtoi Shoigu.