Shtator 17, 2024 21:01 Europe/Tirane
  • Presidenti Pezeshkian: Marrëdhëniet Iran-Rusi do të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve midis Iranit dhe Rusisë do të zvogëlojë efektin e sanksioneve dhe masave të padrejta kundër dy vendeve dhe tha se marrëdhëniet midis Teheranit dhe Moskës do të zhvillohen në mënyrë të përhershme, të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Presidenti Pezeshkian i bëri këto komente në një takim me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu.

Presidenti iranian deklaroi se qeveria e tij do të ndjekë me seriozitet bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe masat për përmirësimin e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai e konsideroi thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Iranit dhe Rusisë si një domosdoshmëri për të ulur efektivitetin e sanksioneve dhe masave të padrejta kundër dy vendeve.

Duke iu referuar deklaratave të Sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse në lidhje me përgatitjet për takimin e presidentëve të të dy vendeve në margjinat e samitit të BRICS në Kazan, Pezeshkian shprehu shpresën që në këtë takim do të diskutohen çështje dypalëshe, rajonale dhe bashkëpunimi ndërkombëtar midis Iranit dhe Rusisë, përfshirë në formën e BRICS, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik për të pasur marrëveshje të frytshme.

Në këtë takim, Sergei Shoigu theksoi se presidenti Putin i ka kërkuar që t'ua përcjell këtë mesazh zyrtarëve të lartë të Republikës Islamike të Iranit se qëndrimi i Rusisë për bashkëpunimin me Iranin në çështjet rajonale nuk ka ndryshuar.

"Z. Putin është duke pritur me padurim të takohet me Shkëlqesinë Tuaj në margjinat e Samitit të BRICS në Kazan të Rusisë," shtoi Shoigu.

 

Tags