Zhvillimi i konsiderueshëm i Iranit në sektorin e tranzitit hekurudhor
ParsToday - Në pesë muajt e parë të vitit 2024, sektori hekurudhor i Iranit ka shënuar zhvillim dhe rritje të konsiderueshme në fushën e tranzitit.
Zhvillimi i sektorit hekurudhor të Iranit në pesë muajt e parë të vitit 2024 tregon një rritje prej 47% të tranzitit hekurudhor gjatë kësaj periudhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas ParsToday, në bazë të statistikave të publikuara, sasia e ngarkesave tranzit nga sektori hekurudhor ka arritur në 773 mijë tonë, që tregon një rritje prej 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (526 mijë tonë).
Në fushën e transportit të pasagjerëve, ecuria e sektorit hekurudhor në pesë muajt e parë të vitit 2024 tregon se 12.8 milionë njerëz kanë lëvizur me tren gjatë kësaj periudhe. Në sektorin e mallrave, 17 milionë tonë mallra janë transportuar nëpërmjet rrjeti hekurudhor.