Zhvillimi i konsiderueshëm i Iranit në sektorin e tranzitit hekurudhor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i162600-zhvillimi_i_konsiderueshëm_i_iranit_në_sektorin_e_tranzitit_hekurudhor
ParsToday - Në pesë muajt e parë të vitit 2024, sektori hekurudhor i Iranit ka shënuar zhvillim dhe rritje të konsiderueshme në fushën e tranzitit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2024 13:33 Europe/Tirane
  • Zhvillimi i konsiderueshëm i Iranit në sektorin e tranzitit hekurudhor
    Zhvillimi i konsiderueshëm i Iranit në sektorin e tranzitit hekurudhor

ParsToday - Në pesë muajt e parë të vitit 2024, sektori hekurudhor i Iranit ka shënuar zhvillim dhe rritje të konsiderueshme në fushën e tranzitit.

Zhvillimi i sektorit hekurudhor të Iranit në pesë muajt e parë të vitit 2024 tregon një rritje prej 47% të tranzitit hekurudhor gjatë kësaj periudhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ParsToday, në bazë të statistikave të publikuara, sasia e ngarkesave tranzit nga sektori hekurudhor ka arritur në 773 mijë tonë, që tregon një rritje prej 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (526 mijë tonë).

Në fushën e transportit të pasagjerëve, ecuria e sektorit hekurudhor në pesë muajt e parë të vitit 2024 tregon se 12.8 milionë njerëz kanë lëvizur me tren gjatë kësaj periudhe. Në sektorin e mallrave, 17 milionë tonë mallra janë transportuar nëpërmjet rrjeti hekurudhor.