95 viktimat e incidentit terrorist në Liban janë transferuar në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i162640-95_viktimat_e_incidentit_terrorist_në_liban_janë_transferuar_në_iran
Kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane tha: 95 viktimat e incidentit terrorist në Liban janë transferuar në Iran.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 19, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • 95 viktimat e incidentit terrorist në Liban janë transferuar në Iran

Kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane tha: 95 viktimat e incidentit terrorist në Liban janë transferuar në Iran.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Pirhossein Kolivand, kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe, njoftoi: 95 personat e plagosur në incidentin terrorist në Liban janë transportuar në vend nga ekipet vullnetare mjekësore dhe ndihmëse të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit për të vazhduar procesin e kurimit në Iran. Ai shtoi: Shumica e të plagosurve në këtë incident terrorist kanë lëndime të rënda në duar dhe sy dhe janë dërguar në spitalet e caktuara sapo kanë mbërritur në Iran.  Mëngjesin e djeshëm dhe më pak se 24 orë pas incidentit terrorist të shpërthimit të pajisjeve të komunikimit (pejxher) në Liban, kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane kryesoi një delegacion prej 24 mjekësh specialist dhe kirurg të syrit dhe paramedikantëve specialistë të kësaj shoqate u nis për në Bejrut me qëllim trajtimin dhe transportimin e të plagosurve në gjendje kritike drejt Iranit. Dje, Dr. Muhamed Reza Zafarkandi njoftoi dërgimin e një numri të plagosurve libanezë dhe mbërritjen e tyre në Iran për të marrë shërbime të specializuara mjekësore dhe tha:  Procedurat e trajtimit për të plagosurit libanezë do të kryhen në disa spitale në Teheran dhe ne do të përdorim të gjitha mundësitë tona për të ulur ashpërsinë e lëndimeve të popullit libanez dhe të plagosurve dhe do të ofrojmë trajtimin e duhur për të plagosurit.