Irani dhe Venezuela theksojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik
Ministri i Mbrojtjes i Iranit dhe ai i Transportit i Venezuelës theksuan zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Sipas raportit të Agjencisë së Lajmeve të Studentëve të Iranit (ISNA), ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral brigade Aziz Nasirzadeh gjatë takimit me ministrin e Transportit të Venezuelës Ramon Blazquez në Teheran tha se Venezuela ka një vend të veçantë në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Ministri i Mbrojtjes i Iranit e konsideroi bashkëpunimin Teheran-Karakas si shenjë të konceptit të pavarësisë dhe vëllazërisë mes dy vendeve mike, vëllazërore dhe të pavarura dhe shtoi: Ndryshimi i qeverive nuk do të sjellë asnjë ndryshim në politikën dhe qasjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj Venezuelës dhe Republika Islamike e Iranit ashtu si në të kaluarën me të gjithë fuqinë e saj sigurisht që do të mbështesë qeverinë legjitime dhe legale të zotit Maduro. Ramon Blazquez, Ministri i Transportit dhe Shef i Departamentit Venezuelian të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik të Republikës Islamike të Iranit dhe Venezuelës, theksoi se Komisioni i Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik është një nga mekanizmat zyrtarë për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe tha se ka një gamë të gjerë projektesh bashkëpunimi për të cilat është e nevojshme angazhimi i të dy vendeve.