Ministri i Jashtëm i Norvegjisë shprehu ngushëllimet për popullin e Libanit
Sahab- Ministri i Jashtëm i Norvegjisë duke “shprehur ngushëllimet për qytetarët e Libanit” paralajmëroi: Azia Perëndimore është në buzë të greminës.
Të martën dhe të mërkurën (17 dhe 18 shtator), regjimi sionist në një akt kriminal hodhi në erë një numër pajisjesh pager në Liban. Si pasojë e këtyre shpërthimeve në zona të ndryshme të Libanit, veçanërisht në Bejrut, 32 persona, mes tyre një vajzë, ranë dëshmorë dhe mbi 3000 persona u plagosën. Në këtë drejtim dhe sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Espen Barth Eide, Ministër i Punëve të Jashtme të Norvegjisë në një mesazh në rrjetet sociale X (Twitter), ka reaguar për incidentet e fundit terroriste në Liban. Ai duke shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet për popullin e Libanit, shkroi: Azia Perëndimore është në buzë të greminës dhe u kërkoj të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të ndërmarrin zgjidhje politike. Shumë vende të botës dhe organizata ndërkombëtare kanë dënuar shpërthimet e fundit në Liban dhe kanë theksuar nevojën për uljen e tensioneve në rajon.