Shtator 21, 2024 09:10 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: Askush nuk guxon të sulmojë tokën tonë

Sahab- Presidenti i Iranit tha se fuqia dhe forca parandaluese Republikës Islamike të Iranit, ka bërë të pamundur që askush të mos guxojë të sulmojë territorin e vendit.

Sipas IRNA, presidenti iranian Masoud Pezeshkian të shtunën gjatë paradës së forcave të armatosura me rastin e Javës së Mbrojtjes së Shenjtë në Teheran shtoi: E gjithë bota u përpoq ta pengonte Iranin që të vazhdonte revolucionin e tij, por prania e popullit dhe e forcave të armatosura në terren, forcave ajrore dhe detare, i penguan armiqtë që të merrnin qoftë edhe një pjesë të vetme të tokës së Iranit.

 

Duke iu referuar vetë-mjaftueshmërisë së industrisë së mbrojtjes dhe sigurimit të pajisjeve për forcat e armatosura nga shkencëtarët dhe elitat iraniane, Presidenti i Republikës së Iranit theksoi: Republika Islamike e Iranit i shpall botës se me fuqinë e saj përveçse mbron vendin e vet, por me unitet dhe kohezion midis vendeve islame, ajo mund të ruajë paqen dhe sigurinë e rajonit dhe me këtë aleancë mund ta ulë poshtë Izraelin pushtues, gjakatar, gjenocidal dhe kriminel. Ushtria pushtuese e regjimit të Sadamit (diktatori i vdekur i Irakut) në shtator 1980 me idenë se do të pushtojnë Teheranin brenda një jave, filloi një sulm masiv ndaj Iranit duke përdorur të gjitha llojet e armëve. Regjimi Baath i Irakut 44 vjet më parë me synimin për të përmbysur sistemin e sapolindur të Republikës Islamike të Iranit me ndihmën e arrogancës globale, i imponoi një luftë të plotë Iranit Islamik që zgjati tetë vjet.  Vitet e mbrojtjes së shenjtë krijuan një epope, kështu që vlerat e mbetura nga kjo epokë janë një mbështetje solide për kombin iranian që tu bëjë ballë komploteve dhe armiqësive.

Tags