Irani: Kryeministri izraelit synon të tërheqë të gjithë rajonin në luftë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i162748-irani_kryeministri_izraelit_synon_të_tërheqë_të_gjithë_rajonin_në_luftë
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka arritur të realizojë asnjë nga objektivat e tij në pothuajse një vit të luftës gjenocidale në Gaza dhe tani po përpiqet të përshkallëzojë tensionet në të gjithë rajonin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 21, 2024 20:47 Europe/Tirane
  • Irani: Kryeministri izraelit synon të tërheqë të gjithë rajonin në luftë

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka arritur të realizojë asnjë nga objektivat e tij në pothuajse një vit të luftës gjenocidale në Gaza dhe tani po përpiqet të përshkallëzojë tensionet në të gjithë rajonin.

“Pothuajse një vit pas gjenocidit të tij, Netanyahu nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e tij, dhe është i dëshpëruar për të tërhequr gjithë rajonin në luftë”, tha të shtunën Araghchi në një postim në llogarinë e tij në X.

"Ndërsa regjimi izraelit fsheh humbjet e tij, Hezbollahu nderon dëshmorët duke treguar për të gjithë ne sakrificat e tyre, duke frymëzuar shumë të tjerë për t'iu përkushtuar qëllimeve të tyre fisnike," vuri në dukje kryediplomati iranian.

Gjithashtu, në një mesazh drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të lëvizjes së rezistencës libanez Hezbollah, Sejed Hasan Nasrallah, ministri i Jashtëm iranian tha se në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Republika Islamike e Iranit do të jetë zëri i palestinezëve dhe libanezëve heroikë, të cilët po luftojnë kundër regjimit okupues dhe kriminal izraelit.

“Me të mbërritur në qytetin e Nju Jorkut për të marrë pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e konsideroj detyrën time islamike dhe njerëzore të jem zëri i popullit heroik të Palestinës dhe Libanit kundër regjimit agresor dhe kriminel sionist”, tha Araghchi.