Araghchi flet për vizitën e tij në Nju Jork
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i162766-araghchi_flet_për_vizitën_e_tij_në_nju_jork
Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Komuniteti ndërkombëtar tani është më i ndjeshëm se kurrë ndaj politikave vërtet kriminale të regjimit sionist; Politika që çojnë jo vetëm rajonin, por edhe zonat përtej rajonit në një drejtim të rrezikshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 22, 2024 05:41 Europe/Tirane
  • Araghchi flet për vizitën e tij në Nju Jork

Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Komuniteti ndërkombëtar tani është më i ndjeshëm se kurrë ndaj politikave vërtet kriminale të regjimit sionist; Politika që çojnë jo vetëm rajonin, por edhe zonat përtej rajonit në një drejtim të rrezikshëm.

Sipas IRNA, Sejed Abbas Araghçi, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, i cili mori pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, shpjegoi takimet e ditës së parë të vizitës së tij dhe tha se në takimin me homologët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, ka pasur diskutime shumë produktive dhe të mira për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Ai tha: Ditën e parë u takova me ministrat e jashtëm të Kuvajtit, Bahreinit dhe Kubës, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, gjatë të cilave u zhvilluan diskutime shumë të mira për stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe sigurisht u tha se, çështja palestineze, krimet e Izraelit në Gaza dhe në jug të Libanit dhe zjarri që mund të ndizet në rajon, janë si rezultat i politikave të regjimit sionist. Gjithashtu u diskutuan rreziqet që mund të përfshijnë të gjitha vendet dhe u theksua domosdoshmëria e ballafaqimit me to. Ky diplomat i lartë iranian shtoi:  Kam pasur takime edhe me përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për ndihmën humanitare në Gaza, kreun e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Sirinë. Në takimet e rëndësishme me përfaqësues të OKB-së vëmendja u përqendrua në tre fusha të rëndësishme ndërkombëtare, sidomos diskutimi për Sirinë dhe Gazën, i cili është i rëndësishëm në rajonin tonë. Araghchi tha: Kushtet njerëzore aktuale në Gaza janë vërtet të pabesueshme nga sasia e krimeve që janë kryer dhe më keq se kaq, tek pengesat e ofrimit të ndihmës humanitare, pasi rrugët janë të gjitha të mbyllura dhe ndihmat nuk lejohen të hyjnë e të shpërndahen. Ministri i Jashtëm i Iranit shtoi: Është interesante se në këto takime të gjithë pranuan se Izraeli, me gjithë krimet e tij, nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e veta, as në mposhtjen e Hamasit, as në lirimin e të burgosurve dhe as në aftësinë për të thithur një mbështetje ndërkombëtare për vete. Natyrisht, ai ka mbështetjen e disa vendeve, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara dhe pengesa kryesore për vendosjen e armëpushimit dhe ndalimin e kësaj lufte është pikërisht mbështetja nga Amerika dhe vendet perëndimore. Ministri i Jashtëm i qeverisë së 14-të shtoi: Situata humanitare në Gaza është shumë e mjerueshme dhe rajoni është në një situatë të rrezikshme. Komuniteti ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të merren me këtë situatë.