Presidenti i Iranit niset për në Nju Jork
Shtator 22, 2024 21:02 Europe/Tirane
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian u nis të dielën në mëngjes nga Teherani për në qytetin e Nju Jorkut për të marrë pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në samitin vjetor të OKB-së, Presidenti Pezeshkian pritet të shtjellojë qëndrimin e Republikës Islamike për çështjet ndërkombëtare.
Presidenti iranian do të flasë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në Samitin e së Ardhmes, që është një ngjarje e nivelit të lartë.
Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme, Presidenti Pezeshkian do të zhvillojë takime me krerët e shteteve pjesëmarrëse.
Pezeshkian do të takohet edhe me disa grupe dhe figura mediatike, politike, fetare dhe sociale në Shtetet e Bashkuara.