Lideri Suprem shpreh ngushëllimet pas aksidentit të trishtë në minierën e Tabasit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i162810-lideri_suprem_shpreh_ngushëllimet_pas_aksidentit_të_trishtë_në_minierën_e_tabasit
Pas incidentit të trishtë të shpërthimit të minierës në Tabas dhe vdekjes së disa punëtorëve, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave, theksoi nevojën për përpjekje maksimale për t'iu ofruar punëtorëve të gjitha shërbimet.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 23, 2024 09:48 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem shpreh ngushëllimet pas aksidentit të trishtë në minierën e Tabasit

Pas incidentit të trishtë të shpërthimit të minierës në Tabas dhe vdekjes së disa punëtorëve, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave, theksoi nevojën për përpjekje maksimale për t'iu ofruar punëtorëve të gjitha shërbimet.

Sipas IRNA, në tekstin e mesazhit të ngushëllimit të Ajatollah Khamenei thuhet: U shpreh ngushëllimet e mia familjeve të këtyre të dashurve dhe popullit të atij rajoni për incidentin e trishtë dhe hidhërues në minierën e qymyrit në Tabas, ku mbetën të vrarë dhe të plagosur një numër punëtorësh. Nga ekipi i ndihmës që shkoi në vendngjarje nga autoritetet qeveritare kërkoj që të bëjnë maksimumin për tu ardhur në ndihme dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të reduktuar përmasat e kësaj fatkeqësie. Gjithashtu duhet kushtuar vëmendje e menjëhershme për shëndetin e të lënduarve. Deri më tani, autoritetet e një sërë vendesh në botë, përfshirë Irakun, Egjiptin, Pakistanin, Brazilin, Turqinë, Japoninë dhe Azerbajxhanin, në mesazhe të veçanta në lidhje me shpërthimin në minierën e Tabasit i kanë shprehur ngushëllimet e tyre popullit dhe qeverisë së Iranit. Po ashtu, Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian shprehu keqardhjen e tij dhe tha: Bashkimi i 27 vendeve shpreh ngushëllimet për viktimat e këtij incidenti hidhërues dhe solidarizohet me familjarët. Të paktën 52 minatorë humbën jetën, 17 persona u plagosën dhe disa u nxorën të gjallë nga shpërthimi hidhërues në minierën e qymyrit në qytetin e Tabasit. Gjithashtu, rreth 13 apo 14 persona të tjerë janë të bllokuar në minierën e Tabasit. Tashmë 40 persona në formën e ekipeve të specializuara po ofrojnë ndihmë në vendin e aksidentit në minierën e Tabasit.