Shtator 25, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Irani këmbëngul të ndalojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për Izraelin

Ministri i Jashtëm i Iranit, duke publikuar një mesazh, theksoi nevojën e ndalimit të mbështetjes që Europa i jep regjimit kriminal sionist.

Sipas IRNA, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështjet e Sigurisë dhe Politikës së Jashtme është takuar dhe ka biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në Nju Jork. Ministri i Jashtëm iranian Seyyed Abbas Araghchi pas këtij takimi në një mesazh në rrjetin social X shkroi: Në këtë takim theksova se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë mbështetjen për Izraelin  nga disa prej anëtarëve të tij dhe në vend të kësaj të miratojë një qëndrim të bashkuar për të ndaluar përshkallëzimin e krizës në rajon nga Izraeli. Në mesazhin e Araghchi thuhet: Në një takim të dobishëm me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell u diskutua mbi një sërë temash me interes ose shqetësim të përbashkët, duke përfshirë negociatat bërthamore, situatën e rrezikshme në rajonin e Lindjes së Mesme të shkaktuar nga agresioni i Izraelit kundër Libanit, konflikti në Ukrainë dhe nevoja për të mos përdorur standarde të dyfishta në lidhje me të drejtat e njeriut. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit mbërriti në Nju Jork të premten, në krye të një delegacioni për të marrë pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në ditët e kaluara, ai u takua me homologë të huaj dhe zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë ministrat e jashtëm të Libanit, Uzbekistanit, Bullgarisë, Bahreinit, Kuvajtit dhe Kubës, kreun e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe koordinatorin e OKB-së për çështjet e Gazës.

Tags