Inxhinieri iranian përcakton diagnozën efektive të kancerit duke u frymëzuar nga xixëllonjat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i162918-inxhinieri_iranian_përcakton_diagnozën_efektive_të_kancerit_duke_u_frymëzuar_nga_xixëllonjat
ParsToday - Një anëtar i fakultetit të Departamentit të Inxhinierisë Elektrike të Universitetit të Shkencës dhe Kulturës në Iran përdori sisteme kompjuterike inteligjente të frymëzuara nga sjellja e xixëllonjave për të ndihmuar në diagnostikimin e kancerit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 25, 2024 16:58 Europe/Tirane
  • Inxhinieri iranian përcakton diagnozën efektive të kancerit duke u frymëzuar nga xixëllonjat
    Inxhinieri iranian përcakton diagnozën efektive të kancerit duke u frymëzuar nga xixëllonjat

ParsToday - Një anëtar i fakultetit të Departamentit të Inxhinierisë Elektrike të Universitetit të Shkencës dhe Kulturës në Iran përdori sisteme kompjuterike inteligjente të frymëzuara nga sjellja e xixëllonjave për të ndihmuar në diagnostikimin e kancerit.

Abdul Hossejn Rezaei, një anëtar i fakultetit të Departamentit të Inxhinierisë Elektrike të Universitetit të Shkencës dhe Kulturës, në një artikull shkencor me titull "Diagnostikimi efektiv i kancerit me anë të imazheve termike duke përdorur algoritme të avancuara" ka përdorur sisteme inteligjente kompjuterike të frymëzuar nga sjellja e xixëllonjave për të ndihmuar në diagnostikimin e kancerit.

Sipas ParsToday, Abdul Hossejn Rezaei dhe kolegët e tij në këtë hulumtim shkencor, kanë përdorur imazhe termike të trupit; sepse në trupin e njerëzve të infektuar me kancer, për shkak të rritjes së aktivitetit të tumorit, ajo pjesë e trupit është më e nxehtë se pjesët e tjera të trupit.

Ai tha: "Metoda e punës është që ky sistem inteligjent ekzaminon imazhet termike të trupit dhe me ndihmën e algoritmeve të ndryshme, ndan imazhet me tumore nga imazhet e shëndetshme".

Rezultatet e këtij hulumtimi kanë treguar se kjo metodë e re mund të ketë saktësi më të lartë në zbulimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojë performancë më të mirë se metodat e tjera ekzistuese.