Shtator 26, 2024 10:15 Europe/Tirane
  • Pezeshkian: Ne e mirëpresim dialogun, por nuk do t'u nënshtrohemi trysnive

Në një takim me një grup elitash politike që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha: "Ne nuk kemi asnjë grindje me askënd në botë dhe natyrisht nuk do t'u nënshtrohemi trysnive".

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit, në ditën e fundit të udhëtimit të tij në Nju Jork, të mërkurën në mëngjes me orën lokale, në një takim me një grup elitash politike që jetojnë në Amerikë, Masoud Pezeshkian e përshkroi krimin e regjimit sionist në vrasjen e dëshmorit Haniyeh në Teheran si i ftuar zyrtar i Iranit në ditën e ceremonisë së inaugurimit të presidencës si një veprim që bie në kundërshtim me qasjet e veta mediatike në kuadër të bashkëveprimit me botën dhe deklaroi: "Nëpërmjet një akti terrorist, sionistët u përpoqën të na vinin në fushën e konfrontimit dhe të konfliktit për t'i treguar botës që Republika Islamike e Iranit, siç pretendojnë ata, kërkon tension dhe konflikt."

Presidenti Pezeshkian deklaroi se Republika Islamike e Iranit u tregua e duruar për të parandaluar përshkallëzimin e tensionit dhe të konfliktit, por regjimi sionist ka arritur kulmin e brutalitetit dhe kriminalitetit të tij.

Më tej ai shtoi: "Regjimi sionist, me zgjerimin e konfliktit në Liban, po përpiqet rishtazi ta tërheqë Iranin drejt konfliktit në rajon. Ne do të ushtrojmë vetëpërmbajtje ndaj këtij komploti, por për shkak të ashpërsisë dhe shtrirjes së krimeve sioniste, si brenda Iranit ashtu edhe në rajon, ndjenjat e opinionit publik janë plagosur rëndë dhe situata mund të dalë disi jashtë kontrollit."

Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, z. Pezeshkian, duke deklaruar se ne ishim të përkushtuar ndaj JCPOA-së, por ndërkohë që Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) po zbatohej, amerikanët dhe perëndimorët dërgonin spiunë në Iran së bashku me inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) për të sabotuar objektet bërthamore të Iranit, dhe vuri në dukje: "Kjo është mënyra e amerikanëve; pas çdo marrëveshjeje ata përpiqen të rrisin barrën e detyrimeve të palës tjetër me çdo pretekst për ta mbrapsur atë dhe për ta dobësuar hap pas hapi, dhe pastaj t'ua imponojnë kërkesat e tyre palëve të dobëta."

Në fund, presidenti Pezeshkian shtoi: "Ne nuk kemi asnjë problem me fqinjët tanë dhe vendet e tjera të botës. Madje kemi njoftuar se po kërkojmë të krijojmë një rrjet të gjerë komunikimi në rajon që do të mundësojë marrëdhënie dhe shkëmbime më të lehta për banorët e të gjitha vendeve të rajonit dhe jemi duke përgatitur masat ekonomike, politike dhe ato që kanë të bëjnë me sigurinë e kësaj çështjeje."

 

Tags