Shtator 28, 2024 12:04 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: Sulmi i regjimit sionist në Bejrut një krim lufte

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sulmet e regjimit sionist në zonën Dahiya në Bejrut i konsideroi krim të pastër lufte.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Në një mesazh, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Massoud Pezeshkian dënoi sulmet e regjimit sionist në zonën Dahiya në jug të Bejrutit dhe theksoi se ky është një krim i pastër lufte, që edhe një herë zbuloi natyrën e terrorizmit shtetëror të këtij regjimi. Massoud Pezeshkian, edhe një herë tha se krimet e regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe Libanit janë shenjë e dështimit të bashkësisë ndërkombëtare në ndalimin e makinës së terrorizmit shtetëror dhe kërcënimit më të madh të paqes dhe sigurisë së rajonit dhe të botës dhe me këtë rast shprehu solidaritetin e tij me kombin dhe qeverinë libaneze. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit më tej tha: Republika Islamike e Iranit do të jetë me kombin libanez dhe boshtin e rezistencës në ndjekjen me vendosmëri të krimeve të fundit të sionistëve. “Mohammed Bagher Kalibaf”, Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit, duke dënuar krimet e regjimit sionist në rajon dhe në Liban, theksoi se Fronti i Rezistencës nuk do të lejojë vazhdimin e sjelljes agresive të këtij regjimi dhe shtoi se Irani do të mbështesë dhe është në krah të Frontit të Rezistencës. Në lidhje me këtë, ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, dënoi sulmet barbare të regjimit sionist ndaj Libanit dhe tha: Bashkëfajësia e Amerikës në krimin e kryer në Bejrut nuk mund të injorohet. Sipas burimeve të lajmeve, avionët e regjimit sionist gjatë orëve të kaluara kanë bombarduar të paktën 10 zona të banuara në periferinë jugore të Bejrutit.


 

Tags