Irani dënon sulmet e regjimit sionist në Hodeidah
(last modified Mon, 30 Sep 2024 08:45:01 GMT )
Shtator 30, 2024 10:45 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmet e regjimit sionist në Hodeidah

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër sulmet e regjimit sionist ndaj rezervuarëve të karburantit dhe centralit të prodhimit të energjisë elektrike në portin Hodeidah në Jemen.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Naser Kan'ani i cilësoi këto sulme barbare, të cilat çuan në shkatërrimin e infrastrukturës civile të portit Hodeidah të Jemenit, si një shprehje të identitetit çnjerëzor të regjimit sionist dhe tha: "Krimet e regjimit sionist ndodhin nën hijen e mbështetjes së pakushtëzuar të regjimit amerikan dhe Uashingtoni është një partner i plotë në krimet e bandës kriminale që sundon Tel Avivin."

Duke përshëndetur mbështetjen e nderuar të jemenasve ndaj kombit të shtypur palestinez, ai deklaroi: "Veprimi i regjimit sionist në sulmin ndaj Jemenit dhe infrastrukturës civile dhe asaj të shërbimeve të këtij vendi është një shkelje e rëndë dhe e përsëritur e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësinë të ngrihet kundër gjithë këtij rebelimi të regjimit sionist.

Zëdhënësi i aparatit diplomatik paralajmëroi edhe një herë për pasojat e luftënxitjes dhe zjarrvënies që regjimi sionist po shkakton për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare dhe shtoi: "Mbështetësit e këtij regjimi, duke përfshirë edhe qeverinë amerikane, janë drejtpërdrejt përgjegjës për pasojat e rrezikshme e të paparashikueshme të vazhdimit të krimeve sioniste në Palestinë dhe në Liban, si dhe për sulmet aventureske dhe agresive ndaj Jemenit".

Ditën e djeshme, 5 qytetarë jemenas kanë mbetur dëshmorë dhe 45 të tjerë janë plagosur pas sulmit të regjimit sionist në portin Hodeidah.

 

Tags