Tetor 01, 2024 17:39 Europe/Tirane
  • Esfahani i Iranit dhe Hangzhou i Kinës u bënë simotra
    Esfahani i Iranit dhe Hangzhou i Kinës u bënë simotra

ParsToday – Marrëveshja e motërzimit mes qyteteve të Esfahanit të Iranit dhe Hangzhou të Kinës u nënshkrua nga kryebashkiakët e dy qyteteve.

Provinca e Esfahanit në qendër të Iranit quhet kryeqyteti i turizmit të Iranit për shkak të shumëllojshmërisë së vendeve turistike, atraksioneve turistike dhe arkitekturës dhe artit të bukur iranian. Prandaj, shumë qytete të ndryshme të botës kërkojnë të krijojnë dhe zgjerojnë marrëdhëniet me provincën Esfahan të Iranit.

Sipas raportit të ParsToday, në këtë kontekst, Yao Gaoyan, kryetari i bashkisë së Hangzhou të Kinës, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Ali Ghasemzadeh, kryetarin e Bashkisë së Esfahanit të Iranit dhe e deklaruan simotërimin e dy qyteteve.

Ky memorandum u nënshkrua me qëllim të rritjes së komunikimit dhe bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe zhvillimit shoqëror midis qyteteve Esfahan dhe Hangzhou, duke përfshirë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, turizmit dhe arsimit, si dhe për të ruajtur interesat reciproke.

 

Tags