Tetor 01, 2024 21:16 Europe/Tirane
  • Presidenti Pezeshkian: Agresionit izraelit iu dha një përgjigje vendimtare

“Agresionit të regjimit sionist iu dha një përgjigje vendimtare”, deklaroi Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian.

Operacioni "Premtimi i Vërtetë II" në mbrëmjen e së martës shënjestroi tre baza ushtarake rreth Tel Avivit.

“Në përputhje me të drejtat legjitime dhe me qëllimin për të garantuar paqen dhe sigurinë për Iranin dhe rajonin, iu dha një përgjigje vendimtare agresionit të regjimit sionist”, thuhet në postimin e Presidentit Pezeshkian në platformën X.

“Ky operacion u krye në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit. Le ta dijë Kryeministri izraelit Netanyahu se Irani nuk është luftënxitë, por qëndron i vendosur kundër çdo kërcënimi. Kjo është vetëm një pjesë e fuqisë sonë. Mos u përfshini në konflikt me Iranin!”

Raketat iraniane goditën territoret e pushtuara nga Izraeli në përgjigje të vrasjes së udhëheqësve të lartë të Rezistencës nga regjimi sionist, dhe barbarizmit të tij në Rripin e Gazës dhe bombardimeve psikopatike kundër Libanit.

 

Tags