Tetor 03, 2024 19:31 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në Katar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka shkuar në Doha, kryeqytetin e Katarit, për një takim zyrtar dypalësh me emirin e Katarit, si dhe për të marrë pjesë në takimin e Forumit të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik.

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian të mërkurën pas mbërritjes së tij në Doha, kryeqyteti i Katarit u prit zyrtarisht nga Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, Emir i Katarit. Masoud Pezeshkian, duke folur në Katar, tha: Ne në asnjë mënyrë nuk kërkojmë luftë dhe gjakderdhje. Siguria e rajonit është siguria e të gjithë myslimanëve. Ne po kërkojmë paqe dhe qetësi. Pasiguria dhe përhapja e krizës është një nga qëllimet djallëzore të regjimit sionist në rajon dhe ne duhet të parandalojmë realizimin e këtyre synimeve. Nëse regjimi sionist dëshiron të veprojë ndryshe, ne do të japim një përgjigje më të fortë. Për hir të paqes, ne jemi vetëpërmbajtur nga përgjigjja ndaj Izraelit; Por ata të poshtër përgjigjen e bënë më urgjente. Njëkohësisht me vizitën e Pezeshkian, zyrtarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit dhe Katarit nënshkruan 6 dokumente dhe memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe tregtarë, kulturorë, arsimorë dhe sportivë. Në kuadër të udhëtimit të tij dyditor në Katar, Masoud Pezeshkian u takua me delegacionin e lartë të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Hamasit dhe në këtë takim tha: Ashtu siç regjimi sionist i vetëm nuk është i aftë të kryejë këtë nivel kriminaliteti dhe ai varet nga mbështetja e Amerikës dhe Evropës, përballja me këtë regjim gjithashtu kërkon mbështetjen e myslimanëve sidomos ndaj popullit të shtypur të Palestinës. Khaled Meshaal, anëtar i byrosë politike të lëvizjes Hamas, tha: Operacionet heroike të forcave të armatosura të Iranit bënë arritje të mëdha dhe ndoshta më e rëndësishmja prej të cilave është rivendosja e fuqisë frenuese të frontit të rezistencës. Pezeshkian u takua dhe bisedoi gjithashtu me Faisal bin Farhan, ministrin e Jashtëm saudit. Në  forumin e tretë të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik Pezeshkian tha: Mizoria ndaj të pafajshmëve nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe drejtësia së shpejti do të zbatohet kundër agresorëve dhe kriminelëve që vrasin fëmijë. Forumi i tretë i Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik u mbajt sot në Doha të Katarit me praninë e krerëve të 35 shteteve anëtare, duke përfshirë Presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, Asambleja e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik.

Tags