Tetor 06, 2024 11:02 Europe/Tirane
  • Irani dënon ashpër agresionin ushtarak anglo-amerikan kundër Jemenit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër sulmet ushtarake amerikane dhe britanike në pjesë të rajoneve Sana'a, Hodeidah dhe zona të tjera të Jemenit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Ismail Baghaei, të shtunën mbrëma tha: "Agresioni i përsëritur ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë ndaj Jemenit është një shkelje e qartë e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare."

Ai, gjithashtu, theksoi përgjegjësinë ndërkombëtare të palëve sulmuese për këto veprime të paligjshme dhe në kundërshtim me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i aparatit diplomatik e cilësoi vazhdimin e pushtimit, luftënxitjes dhe ekspansionizmit të regjimit sionist si arsyen kryesore të vazhdimësisë së pasigurisë dhe destabilitetit në rajon dhe theksoi domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit të regjimit pushtues kundër Libanit dhe të gjenocidit në Gaza si një kërkesë për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Baghaei sqaroi: "Veprimet e popullit të Jemenit dhe popujve të tjerë islamikë të rajonit në përgjigje të krimeve të regjimit sionist kundër popullatës myslimane në Palestinë, Liban dhe Siri janë reagimi i tyre i natyrshëm ndaj vrasjes së vëllezërve dhe motrave të tyre palestinezë dhe libanezë dhe është e qartë se përdorimi i paligjshëm i forcës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj kundër popullit të devotshëm të Jemenit nuk do të ketë asnjë efekt në vendosmërinë e tyre për të mbrojtur popullin e Palestinës dhe atë të Libanit."

 

Tags