Ministria e Jashtme e Iranit: Sionistët kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet amerikane
(last modified Wed, 09 Oct 2024 06:56:03 GMT )
Tetor 09, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Ministria e Jashtme e Iranit: Sionistët kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit tha se qëllimi i regjimit sionist nga zgjerimi i luftës në rajon është që të ushtrojë ndikim keqdashës në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme amerikane.

Sipas IRNA; Ismail Baghaei mëngjesin e sotëm në rrjetin social X ka shkruar: Objektivi i përpjekjes së bandës kriminale të regjimit pushtues sionist është të tërheqë të gjithë rajonin në një luftë gjithëpërfshirëse me synimin që të ushtrojë ndikim keqdashës në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme amerikane. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjithashtu theksoi se institucionet amerikane të sigurisë po e akuzojnë në mënyrë të rreme Iranin për gjoja ndërhyrje në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara me qëllim plotësimin e objektivave të regjimit sionist. Ky padyshim është një fakt mashtrues. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Iranit hodhi poshtë disa akuza se gjoja Irani ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dhe njoftoi se qeveria amerikane, e cila ka një histori të gjatë të ndërhyrjeve të paligjshme në punët e brendshme të vendeve të tjera, nuk është në një pozitë për të bërë akuza të tilla.  Zgjedhjet amerikane do të mbahen në nëntor të këtij viti dhe kandidatët amerikanë po përdorin të gjitha llojet e metodave propagandistike për të tërhequr më shumë vota, madje edhe duke akuzuar vendet e tjera.