Irani reagon kundër fyerjes së sionistëve ndaj Ajatollah Sistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i163560-irani_reagon_kundër_fyerjes_së_sionistëve_ndaj_ajatollah_sistanit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi kërcënimin e autoritetit fetar shiit në Irak nga sionistët dhe e cilësoi atë si shkaktarin e zjarrit të zemërimit kundër regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 11, 2024 08:09 Europe/Tirane
  • Irani reagon kundër fyerjes së sionistëve ndaj Ajatollah Sistanit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi kërcënimin e autoritetit fetar shiit në Irak nga sionistët dhe e cilësoi atë si shkaktarin e zjarrit të zemërimit kundër regjimit sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Ismail Bakai, shkroi në rrjetin social X: “Kanalet televizive, si krahu mediatik i regjimit në fushatën e gjenocidit palestinez, paturpësisht, portretizojnë liderët dhe dijetarët e shquar të botës islame si objektiva të operacioneve terroriste.

Bakai shtoi se arroganca e sionistëve në kërcënimin e Ajatollah Sistanit, dijetarit të madh të botës islame, me terror fizik vetëm sa ndez te muslimanët zjarrin e zemërimit dhe urrejtjes ndaj sionistëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi: “Qëndrimi inteligjent i Ajatollah Sistanit kundër regjimit uzurpues dhe mbështetja e guximshme e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik për popullin e shtypur të Palestinës dhe Libanit janë krenaria e Umetit Islamik.”

Kanali 14 i televizionit të regjimit izraelit publikoi të martën imazhe në të cilat Ajatollah Sejed Ali Sistani, lideri suprem i shiitëve të Irakut, konsiderohej si një nga objektivat e vrasjes së regjimit sionist.

Shumica e institucioneve zyrtare dhe jozyrtare të Irakut dënuan përfshirjen e fotografisë së Ayatollah Sejjid Ali Sistanit në mediat e regjimit sionist.

Ky akt i pacipë i regjimit sionist ka shkaktuar një valë dënimesh dhe protestash nga partitë, rrymat politike dhe qeveria irakiane.