Kryeparlamentari iranian: Irani do të vazhdojë të qëndrojë pranë Libanit dhe rezistencës
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baker Ghalibaf ka riafirmuar angazhimin e Teheranit për të mbështetur qeverinë dhe kombin libanez si dhe frontin e rezistencës libaneze gjatë këtyre kohërave sfiduese.
Ghalibaf foli të shtunën në një konferencë shtypi të mbajtur në kryeqytetin e Libanit Bejrut pas një takimi me homologun e tij libanez Nabih Berri.
“Unë po përcjell në mënyrë të veçantë një mesazh nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei për popullin libanez me garanci se, në këto rrethana të vështira, Republika Islamike e Iranit do të qëndrojë në krah të kombit, qeverisë dhe frontit të rezistencës së Libanit.” tha ai.
Kryetari i Parlamentit iranian vuri në dukje se do t'i bëjë jehonë mesazhit të popullit të shtypur libanez dhe palestinez për të gjithë kryeparlamentarët dhe kombet e botës gjatë Asamblesë së 149-të të Unionit Ndërparlamentar (IPU) në Gjenevë të Zvicrës, i cili do të mbahet nga 13-17 tetor.
Ai theksoi gjithashtu gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar të zhvendosurit dhe të prekurit nga agresioni i vazhdueshëm izraelit, në koordinim me qeverinë libaneze.
“Nëse qeveria libaneze ofron një korridor ajror për në Bejrut, Irani do t'i japë ndihma njerëzve sa më shpejt të jetë e mundur,” theksoi Ghalibaf.
Sulmet izraelite në Liban kanë marrë një kthesë më vdekjeprurëse gjatë javëve të fundit dhe kanë marrë jetën e rreth 2,300 libanezëve, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah.
Më herët gjatë ditës, Ghalibaf vizitoi vendin e një sulmi ajror izraelit në Bejrutin qendror të enjten mbrëma, i cili vrau të paktën 22 njerëz dhe plagosi 117 të tjerë. Ai zhvilloi bisedime me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në këtë sulm terrorist.