Kryeparlamentri iranian përshëndet Libanin për rezistencën e fortë kundër Izraelit
(last modified Mon, 14 Oct 2024 19:06:04 GMT )
Tetor 14, 2024 21:06 Europe/Tirane
  • Kryeparlamentri iranian përshëndet Libanin për rezistencën e fortë kundër Izraelit

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baker Ghalibaf, i është drejtuar një takimi të Unionit Ndërparlamentar (IPU), duke thënë se ai është zëri i popullit të pafajshëm të Libanit që po e mbron me guxim vendin e tij.

"Unë jam zëri i Libanit të pafajshëm dhe të fuqishëm ku njerëzit, çdo sekondë, presin sulme nga avionët luftarakë të furnizuar nga SHBA, por ata nuk hezitojnë të mposhtin armikun më të madh të njerëzimit në një mënyrë të fuqishme dhe të vendosur," tha Kryeparlamentri iranian të hënën në seancën e IPU-së që po zhvillohet në Gjenevë nga 13-17 tetor.

Ghalibaf u nis për në qytetin zviceran të shtunën mbrëma nga kryeqyteti libanez Bejrut, ku u takua me zyrtarë të lartë për bisedime mbi agresionin e vazhdueshëm izraelit kundër Libanit.

Ai iu referua gjithashtu vrasjes nga Izraeli të liderit të Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah, duke thënë se regjimi sionist kishte menduar se martirizimi i tij do të çonte në eliminimin e Hezbollahut, por operacionet e lëvizjes libaneze duke përfshirë sulmin me dron në një kamp ushtarak të Brigadës Golani të Izraelit, treguan se Hezbollahu është aktiv dhe i mbështetur nga populli libanez.

"Ne po përballemi me një regjim që nuk respekton asnjë kriter ligjor dhe moral," tha Kryeparlamentari iranian, duke shtuar se regjimi izraelit e konsideron gjenocidin si një nder, vrasjen e fëmijëve si një arritje ushtarake dhe zhvendosjen e njerëzve si një fitore të e.

"Nëse situata aktuale vazhdon, bota do të përfshihet nga një krizë e thellë," tha Ghalibaf, duke paralajmëruar se vazhdimi i sjelljeve aktuale të Izraelit do të do të çojë në kriza të pafundme ushtarake dhe të sigurisë, të cilat do të dëmtojnë të gjitha vendet, përfshirë SHBA-në.

Ai tha gjithashtu se grupet e rezistencës në Azinë Perëndimore janë roje të sigurisë në rajon.