Presidenti Pezeshkian do të marrë pjesë në samitin e BRICS në Rusi
(last modified 2024-10-19T18:14:46+00:00 )
Tetor 19, 2024 20:14 Europe/Tirane
  • Presidenti Pezeshkian do të marrë pjesë në samitin e BRICS në Rusi

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian do të shkojë në Rusi për të marrë pjesë në një samit të BRICS, njoftoi drejtori i marrëdhënieve me publikun i Zyrës Presidenciale.

Habibollah Abbasi tha të shtunën se Presidenti iranian do të largohet nga Teherani të martën dhe është planifikuar të mbajë një fjalim në samitin e 16-të vjetor të BRICS 2024, i cili do të zhvillohet në Kazan, Rusi, nga 22-24 tetor.

Ai shtoi se në margjinat e samitit, Pezeshkian do të ketë takime me një sërë presidentësh nga vende të tjera pjesëmarrëse, duke përfshirë homologët e tij rus dhe kinez Vladimir Putin dhe Xi Jinping.

Gjatë qëndrimit të tij në Rusi, Presidenti iranian gjithashtu planifikon të marrë pjesë në disa takime të tjera ndihmëse.

Ndërsa ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Kazani do të jetë destinacioni i ardhshëm i përpjekjeve diplomatike të Iranit pasi Presidenti Pezeshkian do të takohet me disa nga homologët e tij nga vendet anëtare të BRICS, duke përfshirë krerët e Rusisë, Indisë, Brazilit dhe të Afrikës së Jugut, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë që marrin pjesë në samit.

"Tani ekziston një konsensus dhe shqetësim i përbashkët midis vendeve të rajonit për sulmet dhe krimet që regjimi sionist po kryen në Gaza dhe Liban", tha Araghchi duke shtuar se "se një mirëkuptim kolektiv midis vendeve të rajonit për politikat e regjimit izraelit do t'i shtyjë ata të ndërmarrin veprime konkrete".

 

Tags