Ministri i Jashtëm iranian takohet me Princin e Kurorës së Kuvajtit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i163984-ministri_i_jashtëm_iranian_takohet_me_princin_e_kurorës_së_kuvajtit
Ministri i Jashtëm iranian Sejed Abbas Araghchi vizitoi Kuvajtin të martën, më 22 tetor në vazhdën e turneut të tij të pestë rajonal si pjesë e diskutimeve mbi situatën aktuale në rajon dhe përpjekjet për t'i dhënë fund krimeve të regjimit sionist në Gaza dhe Liban.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2024 17:42 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm iranian takohet me Princin e Kurorës së Kuvajtit

Ministri i Jashtëm iranian Sejed Abbas Araghchi vizitoi Kuvajtin të martën, më 22 tetor në vazhdën e turneut të tij të pestë rajonal si pjesë e diskutimeve mbi situatën aktuale në rajon dhe përpjekjet për t'i dhënë fund krimeve të regjimit sionist në Gaza dhe Liban.

Araghchi u takua të martën me Princin e Kurorës së Kuvajtit Sabah Khaled al-Hamad al-Sabah dhe homologun e tij kuvajtian Abdullah Al-Yahya.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, Araghchi mbajti konsultime të rëndësishme me princin e kurorës dhe ministrin e jashtëm të Kuvajtit.

Gjatë takimeve të tij në Kuvajt, Araghchi e konsideroi ruajtjen e sigurisë rajonale përballë akteve destabilizuese të regjimit sionist si përgjegjësi e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit.

Ai i dorëzoi letrën e Presidentit iranian Masoud Pezeshkian Princit të Kurorës së Kuvajtit.

Gjatë këtij takimi, Araghchi pohoi se marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve të rajonit do të forcohen më tej nën qeverinë e re iraniane.

Ministri i Jashtëm kuvajtian Abdullah Al-Yahya, nga ana e tij, përshëndeti qasjen e politikës së fqinjësisë së mirë të Republikës Islamike të Iranit dhe shprehu shpresën që marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve të rajonit të vazhdojnë të zhvillohen.