Pezeshkian: Ne kërkojmë me vendosmëri të parandalojmë përhapjen e tensioneve në rajon
(last modified Wed, 23 Oct 2024 07:02:00 GMT )
Tetor 23, 2024 09:02 Europe/Tirane
  • Pezeshkian: Ne kërkojmë me vendosmëri të parandalojmë përhapjen e tensioneve në rajon

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, i cili ka vizituar Kazanin me ftesë të Presidentit të Rusisë për të marrë pjesë në samitin e 16-të të Grupit BRICS, mbrëmë në ditën e parë të udhëtimit të tij në Rusi u takua me kryeministrin e Indisë me të cilin diskutoi për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe krizat aktuale në rajon. 

Sipas raportit të IRNA, Masoud Pezeshkian, në takimin me Narendra Modi, tha: Mesazhi dhe veprimi i Republikës Islamike të Iranit është zgjerimi i paqes dhe miqësisë, por mesazhi dhe veprimi i regjimit sionist është krimi, vrasja dhe luftënxitja. Ndërkohë që ne kërkojmë me vendosmëri të parandalojmë përhapjen e tensioneve dhe konfliktit në rajon, regjimi sionist ka treguar se kërkon vetëm luftë dhe konflikt. Presidenti shprehu shpresën se: Vendet që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut duhet të ndihmojnë në ndalimin e krimeve dhe vrasjeve të këtij regjimi duke ndryshuar metodat e tyre dhe duke ndërprerë mbështetjen e tyre për regjimin sionist. Më tej, Pezeshkian deklaroi se Republika Islamike e Iranit është e interesuar të zhvillojë marrëdhëniet me Indinë. Anëtarësimi i Iranit dhe Indisë në BRICS është një mundësi e mirë për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve dhe shpresojmë që zbatimi i marrëveshjeve të përbashkëta do të përshpejtohet, veçanërisht në fushën e zhvillimit të portit Chabahar, tha në fjalën e tij presidenti iranian. Në këtë takim, kryeministri i Indisë theksoi interesimin e vendit të tij për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit tregtar me Iranin dhe tha: Nga këndvështrimi i Indisë, zhvillimi i portit Chabahar është shtylla më e madhe e bashkëpunimit të përbashkët dhe besojmë se zhvillimi i këtij porti luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Narendra Modi” gjithashtu deklaroi se vrasja e të pafajshmëve në Gaza dhe Liban është e papranueshme nga këndvështrimi i Indisë dhe shtoi se ne jemi duke u konsultuar me qëllim vendosjen e paqes dhe qetësisë në rajon. Ndër të tjera kryeministri indian tha: Unë gjithashtu jam dakord me ju se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta në fushën e të drejtave të njeriut.