Njoftimi i mbrojtjes anti-ajrore iraniane pas veprimeve të regjimit sionist
(last modified Sat, 26 Oct 2024 03:23:31 GMT )
Tetor 26, 2024 05:23 Europe/Tirane
  • Njoftimi i mbrojtjes anti-ajrore iraniane pas veprimeve të regjimit sionist

Baza e Mbrojtjes Ajrore e Iranit, Khatam al-Anbia (a.s.), ka lëshuar një njoftim në lidhje me veprimet e regjimit sionist mëngjesin e sotëm.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Baza e Mbrojtjes Ajrore e Iranit, Khatam al-Anbia (a.s.) në një njoftim deklaroi: "Baza e mbrojtjes ajrore e Iranit po i kujton kombit fisnik të Iranit se pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme të zyrtarëve të Republikës Islamike të Iranit ndaj regjimit kriminal dhe ilegal sionist që të përmbahet nga çdo veprim aventuresk, ky regjim fals në një veprim tensionues sulmoi sot në mëngjes pjesë të qendrave ushtarake në provincat e Teheranit, Khuzestanit dhe Ilamit, sulm që u përballua me sukses nga sistemi i integruar i mbrojtjes ajrore të vendit, por nga ky veprim agresiv, në disa vende janë shkaktuar dëme të kufizuara dhe përmasat e këtyre dëmeve janë nën hetim.

Lidhur me këtë, duke i ftuar qytetarët të ruajnë solidaritetin dhe qetësinë, kërkohet që të ndjekin lajmet në lidhje me këto ngjarje përmes mediave kombëtare dhe të mos i kushtojnë vëmendje thashethemeve të mediave armike.