Irani nuk heziton të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial
(last modified Thu, 31 Oct 2024 18:22:01 GMT )
Tetor 31, 2024 19:22 Europe/Tirane
  • Irani nuk heziton të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Gjenevë ka thënë: Republika Islamike e Iranit nuk do të ngurrojë aspak në mbrojtjen legjitime të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në selinë e Kombet e Bashkuara në Gjenevë sot iu drejtua anëtarëve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Çarmatimin dhe tha: Veprimet dhe aventurat e regjimit izraelit kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe konsiderohen shkelje e rëndë e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, imunitetit diplomatik dhe konsullor, sidomos në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ai theksoi se Irani rezervon të drejtën e tij të qenësishme për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e tij kombëtare sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësia e Iranit në Gjenevë anëtarëve të konferencës së çarmatimit u tha: Fatkeqësisht, çdo vetëpërmbajtje nga Irani për të ruajtur paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare është bërë shkak që  regjimi sionist të bëjë përllogaritje të gabuara gjë që ka çuar në përkeqësimin e situatës. Prandaj, Republika Islamike e Iranit, për të parandaluar shkeljen e vazhdueshme të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj dhe për të ndalur vazhdimin e krimeve të këtij regjimi, siç e ka dëshmuar përmes operacionit të parë dhe të dytë Premtimi i Vërtetë, rezervon të drejtën për mbrojtje legjitime kundrejt sulmit të fundit të regjimit izraelit kundër disa objektivave në Iran. Zyra përfaqësuese e Iranit në Gjenevë, anëtarëve të konferencës së OKB-së për çarmatimin dhe komunitetit ndërkombëtar u kërkoi që të dënojnë këto sulme, si dhe të ndërmarrin hapa seriozë dhe efektivë për të detyruar regjimin izraelit që t’u japë fund krimeve të tij të tmerrshme. Përfaqësia e Iranit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë vuri në dukje se sjellja e regjimit izraelit në rajon dhe krimeve të ndryshme të tij si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, tregojnë se armët bërthamore dhe armët e tjera të shkatërrimit në masë që janë në dispozicion të këtij regjimi janë një kërcënim serioz dhe i pashmangshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale.

 


 

Tags