Me presionin e Izraelit, rrjeti social X pezulloi llogarinë e Liderit të Revolucionit Islamik dhe tërhoqi vendimin pas protestës së përdoruesve
Pars Today - 24 orë pasi llogaria në gjuhën hebraike e Liderit të Revolucionit Islamik u bllokua nga rrjeti social X, ky rrjet social e ktheu atë sërish.
Mehdi Fadaeli, anëtar i Zyrës për Ruajtjen dhe Publikimin e Veprave të Ajetullah Khamenei, tha: Llogaria në gjuhën hebraike e Liderit të Revolucionit Islamik në rrjetin social X, e cila nisi aktivitetin me "Bismil-lah Rahman Raheem" u pezullua në ditën e dytë të hapjes së saj. Pas këtij veprimi, i cili u shoqërua me protestën e përdoruesve të rrjetit social X, llogaria hebraike e Liderit të Revolucionit Islamik në rrjetin social X u rikthye sërish. Duhet theksuar se më 8 shkurt 2024, edhe kompania amerikane Meta me një veprim që bie ndesh me parimet e lirisë së shprehjes, bllokoi faqet zyrtare të Ajetullah Khamenei, liderit të Revolucionit Islamik, në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook. Llogaritë e faqeve sociale të liderit të Revolucionit Islamik në hapësirën virtuale janë bllokuar në kohën kur gjatë viteve të fundit, shumë personalitete, zyrtarë, edhe madje përdorues dashakeq në Perëndim, me çdo lloj justifikimi kanë mbështetur islamofobinë, si fyerjen e librit të shenjtë të muslimanëve dhe e profetit të Islamit në faqet e rrjeteve sociale.