Presidenti: Irani kërkon paqe dhe siguri në botë
Presidenti i Republikës së Iranit tha në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: "Bota ka arritur të besojë se Irani po kërkon paqe dhe siguri në botë".
Sipas IRNA, Massoud Pezeshkian të enjten, në takimin me Rafael Grossin, duke shpjeguar aktivitetet bërthamore paqësore dhe qëndrimin e vendosur dhe parimor të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me ndalimin e prodhimit të armëve bërthamore bazuar në Fetvanë e liderit të Revolucionit Islamik, tha: "Irani në asnjë mënyrë nuk kërkon të ndërtojë armë bërthamore."
Presidenti i Republikës së Iranit shtoi: "Ajo që kërkon Irani në teknologjinë bërthamore është në përputhje me kornizat ligjore dhe lejet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe të drejtat e dhëna nga kjo organizatë për vendet e të tjera."
Ai gjithashtu vuri në dukje marrëveshjen JCPOA dhe thyerjen e premtimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane në këtë marrëveshje dhe tha: "Sipas disa raporteve të Agjencisë së Energjisë Atomike, Irani i përmbushi të gjitha detyrimet e tij në këtë marrëveshje, por ishin Shtetet e Bashkuara që në mënyrë të njëanshme u tërhoqën nga kjo marrëveshje dhe e bënë të pamundur vazhdimin e kësaj rruge."
Në këtë takim, Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, vlerësoi gjithashtu qasjen dhe vizionin e Presidentit të orientuar drejt paqes dhe bashkëpunimin e zellshëm të zyrtarëve të Organizatës së Energjisë Atomike me Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe tha: " Definitivisht, ndërveprimi dhe bashkëpunimi i mirë midis Iranit dhe agjencisë anti-bërthamore do të neutralizojë veprimet e liga kundër programit bërthamor iranian."