Irani çfarë paralajmërimi i ka dhënë Trojkës Evropiane?
(last modified Sat, 16 Nov 2024 18:22:34 GMT )
Nëntor 16, 2024 19:22 Europe/Tirane
  • Irani çfarë paralajmërimi i ka dhënë Trojkës Evropiane?
    Irani çfarë paralajmërimi i ka dhënë Trojkës Evropiane?

ParsToday- Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Republikës Islamike të Iranit paralajmëroi trojkën evropiane për ndërmarrjen e çfarëdo veprimi politik kundër Iranit në Këshillin e Guvernatorëve dhe tha: "Nxjerrja e një rezolute kundër Iranit natyrisht i jep Teheranit të drejtën për të marrë kundërmasa menjëherë".

Në kohën kur Rafael Grossi ishte në Teheran duke u konsultuar dhe biseduar me autoritetet iraniane për të vazhduar ndërveprimin dhe zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme, disa media duke cituar diplomatë, njoftuan për përpjekjet e qeverive të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë për të nxjerrë një rezolutë kundër Iranit në takimin tremujor të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike këtë javë.

Sipas ParsToday, zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës së Rafael Grossit në Teheran, deklaruan gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në kuadër të traktatit NPT dhe për t'u mbrojtur nga çdo presion politik.

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian, në një takim me Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha: "Ajo që Republika Islamike e Iranit po kërkon në teknologjinë bërthamore është pikërisht në përputhje me kornizat ligjore dhe lejet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike".

Në këtë takim, presidenti i Republikës Islamike të Iranit shtoi: “Ashtu siç e kemi dëshmuar vazhdimisht vullnetin tonë të mirë, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këtë agjenci ndërkombëtare për të zgjidhur paqartësitë dhe dyshimet e supozuara rreth aktivitetit bërthamor paqësor të Iranit. Gjithashtu deklarojmë, megjithëse sot bota ka arritur të besojë se Irani Islamik po kërkon paqe dhe siguri në botë".

Pezeshkian vuri në dukje edhe marrëveshjen JCPOA dhe thyerjen e premtimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane në këtë marrëveshje dhe tha: “Sipas konfirmimit të disa raporteve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ne kemi përmbushur të gjitha detyrimet tona në këtë marrëveshje, por ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga JCPOA dhe ky veprim e bëri të pamundur vazhdimin e kësaj rruge".

Në këtë takim, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike vlerësoi gjithashtu qasjen dhe pikëpamjen e orientuar drejt paqes dhe konsensusit të qeverisë së Masoud Pezeshkian si dhe vlerësoi bashkëpunimin e zellshëm të zyrtarëve të Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në përgjithësi për marrëdhëniet e mira dhe ndërveprimet e Republikës Islamike të Iranit dhe ANEA, ndërsa tha: "Ne thellësisht besojmë se presidenca e juaj do të shënojë një kapitull të ri të marrëdhënieve të mira dhe pozitive midis Iranit dhe ANEA-së".

Rafael Grossi gjithashtu publikoi një mesazh në rrjetin social X në lidhje me takimin e tij me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian dhe shkroi: “Takimi im me Masoud Pezeshkian, presidentin e Iranit, ishte një pjesë e rëndësishme e vizitës time dhe një mundësi për të biseduar me qeverinë e re të Iranit për të dëgjuar pikëpamjet e tij dhe për të shpjeguar qasjen dhe përpjekjet e mia për një nga çështjet më sfiduese ndërkombëtare".

Fakti është se disa pretendime në lidhje me aktivitetet bërthamore paqësore të Iranit kthehen në rastet që u zgjidhën gjatë negociatave që çuan në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse Bërthamore (JCPOA), por pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga JCPOA dhe presionit të sionistëve mbi ANEA, ato u bënë edhe një herë të njëjtat çështje për të ushtruar presion mbi Republikën Islamike të Iranit, ndërsa çështjet e diskutueshme u ngritën përsëri.

Pavarësisht nga çështjet politike që mbizotëronin mbi rolin mbikëqyrës dhe teknik të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Republika Islamike e Iranit ende u përpoq të bashkëpunonte me agjencinë për t'i dhënë fund pretendimeve që tashmë ishin zgjidhur, por palët perëndimore ende krijonin pengesa në procesin e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe këto veprime kanë qenë një mjet presioni ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Sejed Abbas Araghchi i tha Rafael Grossit për këtë: "Nuk ka zgjidhje të arsyeshme përveç rrugës së negociatave për zgjidhjen e këtyre problemeve. Rruga e përballjes tashmë është provuar, ata mund ta provojnë në të ardhmen. Ata tashmë i kishin rezolutat, mund t'i kenë përsëri. Rezolutat jo vetëm që nuk ndihmuan në zgjidhjen e çështjes, por edhe e ndërlikuan dhe vështirësuan zgjidhjen e problemit dhe akoma më shumë krijuan shqetësime për miratuesit e këtyre rezolutave. Rruga e konfrontimit nuk është një rrugë që është e dobishme për asnjërën palë. Rruga e bashkëpunimit duhet të ndiqet. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në këtë fushë dhe shpresojmë që palët e kundërta të miratojnë një politikë të mençur”.

Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike, paralajmëroi gjithashtu në një konferencë të përbashkët për shtyp me Rafael Grossi se çdo rezolutë për çështjet bërthamore të Iranit do të përballet me reagimin e menjëhershëm të Iranit. Ata e provuan shumë herë se Irani nuk do të preket nga presioni dhe do të avancojë programin e tij brenda kuadrit të interesave të tij kombëtare.