Irani ka burimet më të pasura të llojeve të shegës në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i164876-irani_ka_burimet_më_të_pasura_të_llojeve_të_shegës_në_botë
Drejtoresha i Përgjithshme e Zyrës së Çështjeve të Frutave Tropikale dhe Subtropikale në Ministrinë e Xhihadit Bujqësor të Iranit, duke iu referuar prodhimit të një milion e 300 mijë tonësh shegë në këtë vend, tha: Irani ka burimet më të pasura gjenetike të shegës në botë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 17, 2024 08:01 Europe/Tirane
  • Irani ka burimet më të pasura të llojeve të shegës në botë

Drejtoresha i Përgjithshme e Zyrës së Çështjeve të Frutave Tropikale dhe Subtropikale në Ministrinë e Xhihadit Bujqësor të Iranit, duke iu referuar prodhimit të një milion e 300 mijë tonësh shegë në këtë vend, tha: Irani ka burimet më të pasura gjenetike të shegës në botë.

Sipas IRNA, "Zahra Jalili-Moghadam", Drejtoresha e Përgjithshm e Zyrës së Çështjeve të Frutave Tropikale dhe Subtropikale të Ministrisë së Xhihadit Bujqësor të Iranit deklaroi:  Me më shumë se 800 gjenotipe shege, Irani ka rezervat gjenetike më të pasura në botë dhe konsiderohet si burimi dhe origjina e prodhimit të këtij produkti në botë. Jalili Moghadam shtoi: Vitin e kaluar, Irani zuri vendin e tretë në mesin e prodhuesve në botë duke prodhuar 1.300.000 ton shegë nga 95.500 hektarë pemishte. Drejtoresha e Përgjithshëm e Zyrës së Çështjeve të Frutave Tropikale dhe Subtropikale të Ministrisë së Xhihadit Bujqësor të Iranit parashikoi prodhimin e një milion e 344 mijë tonë shegë në vend dhe tha: Sipas raporteve ndërkombëtare, India me tre milionë tonë dhe Kina me një milionë e 690 mijë tonë prodhim janë në vendin e parë dhe të dytë të prodhimit të shegës në botë.  Jalili Moghadam u shpreh: Vitin e kaluar, Irani eksportoi 36,948 ton shegë në vendet kërkuese.