Baghaei: Dëshmori Mohammed Afif ishte zëri i popullit libanez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i164904-baghaei_dëshmori_mohammed_afif_ishte_zëri_i_popullit_libanez
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e përmendi Haxh Mohammad Afif Al-Nabulsi, zyrtarin mediatik të Hezbollahut, si zërin e kombit libanez dhe e konsideroi aktin agresiv dhe terrorist të regjimit sionist në sulmin e një ndërtese banimi në Bejrut, që çoi në martirizimin e tij, një tjetër shenjë të natyrës antinjerëzore të këtij regjimi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 18, 2024 08:51 Europe/Tirane
  • Baghaei: Dëshmori Mohammed Afif ishte zëri i popullit libanez

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e përmendi Haxh Mohammad Afif Al-Nabulsi, zyrtarin mediatik të Hezbollahut, si zërin e kombit libanez dhe e konsideroi aktin agresiv dhe terrorist të regjimit sionist në sulmin e një ndërtese banimi në Bejrut, që çoi në martirizimin e tij, një tjetër shenjë të natyrës antinjerëzore të këtij regjimi.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ismail Baghaei shprehu ngushëllimet e tij liderit të Hezbollahut, familjes së madhe Al-Nabulsi dhe popullit rezistent të Libanit, për martirizimin e Haxh Muhammed Afifit dhe deklaroi: "Dëshmori Mohammad Afif ishte zëri përçues i popullit të Libanit dhe një simbol besimi në misionin e ndërgjegjësimit të publikut për padrejtësitë e regjimit pushtues sionist, i cili luftoi deri në momentet e fundit të jetës së tij të bekuar për të sjellë në veshët e botës zërin e drejtësisë dhe vuajtjes së popujve të Libanit dhe Palestinës."

Duke iu referuar vrasjes së më shumë se 200 gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë një viti të fundit nga regjimi sionist, ai e përshkroi vrasjen e punonjësve të medias si një krim të qëllimshëm për të çuar përpara planin e gjenocidit dhe asgjësimit të Palestinës; krim, i cili ndodh me qëllim frikësimin e mediave dhe detyrimin e tyre për të ndalur raportimin mbi krimet e regjimit sionist.

Gjithashtu, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke iu referuar domosdoshmërisë së ndalimit të sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në bazë të të drejtave humanitare, e konsideroi vrasjen e Haxh Mohammad Afif dhe gazetarëve të tjerë në Liban dhe në Gaza si shembull të një krimi lufte dhe bëri thirrje për veprime serioze nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare për të gjykuar dhe ndëshkuar udhëheqësit e regjimit izraelit.

Baghaei shprehu besimin e tij se gjaku i Haxh Muhamed Afifit, ashtu si gjaku i Shirin Ebu Akiles dhe i dëshmorëve të tjerë të medias në Liban dhe në Palestinë, ka shkaktuar më shumë skandal te regjimi izraelit dhe mbështetësit e tij dhe se ai do të forcojë vendosmërinë e popullit libanez dhe atij palestinez për t'i rezistuar në mënyrë legjitime pushtimit dhe aparteidit.