Reagimi i Iranit ndaj tentativës së pretenduar për të vrarë një kanadez
Drejtori i përgjithshëm sektorit të kontinentit të Amerikën në Ministrinë e Jashtme të Iranit pretendimin e një mediaje kanadeze që tha se Irani tentoi të vriste një kanadez, e quajti një tregim qesharak që është në përputhje me fushatën për të përhapur informacione të rreme lidhur me Iranin.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Issa Kameli, ndihmësministri dhe drejtori i përgjithshëm i Amerikës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të hënën pretendimin e bërë në një media kanadeze për përpjekjen e Iranit për të vrarë një person kanadez, e quajti si tregim qesharak dhe në përputhje me fushatën për të përhapur informacione të rreme për Iranin. Gazeta “Globe and Mail” pretendoi se komploti për të vrarë ish-ministrin e Drejtësisë të Kanadasë “Irvin Cutler” u prish. Kjo gazetë pretendoi për përfshirjen e Iranit në këtë rast. Ky zyrtar i Ministrisë së Jashtme iraniane këtë pretendim kaq të rremë dhe të pabazë e quajti një formë trillimi nga një vend që është bërë strehë e sigurt për terroristët e arratisur dhe mashtruesit e kërkuar dhe e dënoi ashpër këtë pretendim. Ai rikujtoi se akuza të tilla të pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit nuk mund ta largojnë vëmendjen e opinionit publik nga krimet e regjimit sionist në gjenocidin e popullit të shtypur të Palestinës dhe bashkëfajësinë e Kanadasë si një nga mbështetësit kryesorë të pushtuesit sionist.