Baghaei reagon për lëshimin e urdhrit të arrestit për Netanyahun dhe Gallantin
(last modified Sat, 23 Nov 2024 09:16:29 GMT )
Nëntor 23, 2024 10:16 Europe/Tirane
  • Baghaei reagon për lëshimin e urdhrit të arrestit për Netanyahun dhe Gallantin

Pas vendimit të lëshuar kundër Netanyahut dhe Gallantit, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit tha: "Ne mirëpresim çdo hap që çon në arritjen e drejtësisë dhe në dhënen fund të pandëshkueshmërisë së regjimit izraelit për kryerjen e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, pas lëshimit të urdhrit të arrestit nga Dega Paraprake  (Paragjyqësore) e Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të luftës së këtij regjimi, Yoav Gallant, Ismail Baghaei shkroi në platformën X të premten mbrëma: "Në muajin e 14-të të gjenocidit të tmerrshëm të regjimit pushtues në Gaza, gjatë të cilit u kryen krimet më të rënda ndërkombëtare, dega paraprake e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, më në fund lëshoi ​​urdhrin e arrestit për dy kriminelët kryesorë, Netanyahu dhe Gallant."

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​të enjten një urdhër arresti për kryeministrin e regjimit sionist Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes së kë tij regjimi, Yoav Gallant, për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza.

Lidhur me këtë, Ismail Baghaei rikujtoi: "Natyrisht, në këtë aktgjykim është dashur të përfshihej edhe krimi i “gjenocidit”, i cili është plotësisht i sigurt."

Baghaei theksoi: "Vonesa afatgjatë në trajtimin e mosndëshkimit të regjimit të aparteidit të Izraelit - shumica e të cilës ishte për shkak të pengimit dhe sabotimit të dukshëm dhe të fshehtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugën e drejtësisë - ka shkaktuar vazhdimin dhe përshkallëzimin e krimeve të tmerrshme në Palestinën e pushtuar."

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Zbatimi i menjëhershëm dhe i plotë i këtij urdhër-arresti mund të tregojë efikasitetin e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë penale."

“Duhet pasur kujdes që ky vendim i vonuar të mos manipulohet përmes keqpërdorimit të proceseve dhe procedurave formale”, përfundoi ai.