Reagimi i Velajeti ndaj njëanshmërisë së Perëndimit në çështjen e Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i165096-reagimi_i_velajeti_ndaj_njëanshmërisë_së_perëndimit_në_çështjen_e_ukrainës
ParsToday, këshilltari i liderit të Revolucionit Islamik për çështjet ndërkombëtare, në lidhje me luftën në Ukrainë dhe perspektivat e kësaj lufte në kuadër të zhvillimeve të reja, deklaroi: "Perëndimi sakrifikoi vendin më të madh në Evropë për qëllimet e tij politike".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 24, 2024 19:55 Europe/Tirane
  • Reagimi i Velajeti ndaj njëanshmërisë së Perëndimit në çështjen e Ukrainës
    Reagimi i Velajeti ndaj njëanshmërisë së Perëndimit në çështjen e Ukrainës

ParsToday, këshilltari i liderit të Revolucionit Islamik për çështjet ndërkombëtare, në lidhje me luftën në Ukrainë dhe perspektivat e kësaj lufte në kuadër të zhvillimeve të reja, deklaroi: "Perëndimi sakrifikoi vendin më të madh në Evropë për qëllimet e tij politike".

Dr. Ali Akbar Velajeti, sekretar i përgjithshëm i Forumit Botëror të Zgjimit Islamik dhe këshilltar i liderit të Revolucionit Islamik për çështjet ndërkombëtare, në një intervistë deklaroi: "Lidhur me Ukrainën dhe Rusinë, duhet thënë se zakoni i perëndimorëve është të shmangin konfrontimin e drejtpërdrejtë me rivalët e tyre, edhe nëse është e mundur, dhe për këtë arsye në vende të ndryshme ata përpiqen të nxisin njerëzit të luftojnë me rivalet e shteteve perëndimore në mënyrë që të mos dëmtohen rëndë vetë këto shtete".

Sipas raportit të ParsToday, Dr. Ali Akbar Velajeti shtoi: "Perëndimi emëron një person ambicioz pa njohuri në lidhje me rrethanat ndërkombëtare në një vend të rëndësishëm si Ukraina dhe e nxit atë kundër Rusisë".

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Zgjimit Islamik tha më tej: "Zelensky po udhëheq një vend të begatë pa u ndjerë përgjegjës dhe Perëndim sakrifikoi vendin më të madh evropian për qëllimet e tij politike".

Velajeti deklaroi se arena ndërkombëtare është në prag të një ndryshimi të rëndësishëm dhe shtoi: "Para së gjithash, për shkak të ndryshimeve në qeverinë amerikane dhe ardhjes së qeverisë së re dhe perspektivës së ndryshme që ajo ka, ndihma për Ukrainën është ulur dhe duket se Kievi do të dështojë".

Këshilltari i liderit të Revolucionit Islamik për çështjet ndërkombëtare theksoi më tej: "Nga ana tjetër, në rajonin e Azisë Perëndimore, ku regjimi sionist ka zhvilluar një betejë të ashpër kundër popullit të shtypur të Palestinës dhe rajonit, pavarësisht parashikimeve të mbështetësve të tij, është duke u dobësuar dhe herët a vonë jeta politike e këtij elementi gjakpirës, pra Netanyahu, do të përfundojë dhe do të bjerë nga pushteti dhe do të fitojë fronti i rezistencës".