Baghai: Programi bërthamor paqësor i Iranit monitorohet nga IAEA
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: Programi paqësor bërthamor i Iranit në kuadrin e Traktatit të Mospërhapjes dhe Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Mbrojtjeve, monitorohet plotësisht në formë transparente dhe është nën mbikëqyrjen e Agjencisë.
Sipas IRNA, Ismail Baghai të shtunën në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratat e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në lidhje me rritjen e aftësisë së Iranit për të prodhuar uranium të pasuruar me pastërti 60%, tha: Fjalët e Raphael Grossit i bazohen në qëndrimet konfrontuese dhe jo konstruktive të tre vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Guvernatorëve të Agjencisë, të cilët propozuan dhe miratuan një rezolutë kundër Iranit pa asnjë arsyetim logjik apo bazë ligjore. Duke rikujtuar vizitën e Raphael Grossit në Teheran dhe mirëkuptimet e arritura për të forcuar bashkëpunimin teknik midis Iranit dhe Agjencisë, ai vuri në dukje se: Zoti Grossi kishte ardhur në Iran me disa iniciativa të reja, por tre shtetet evropiane dhe SHBA-të ndoqën politikën e presionit dhe abuzimit me Këshillin e Guvernatorëve, duke i bërë përpjekjet e drejtorit të përgjithshëm të mbeten të pafrytshme. Duke thënë se programi paqësor bërthamor i Iranit po ndiqet në kuadër të Traktatit të Mospërhapjes dhe Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Mbrojtjeve, Baghai theksoi: Aktivitetet e fundit janë kryer me informacione të detajuar që i janë dhënë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe janë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të saj.